Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ Ish-prokurori, Ervin Karanxha: Prokuroria të bëjë verifikimet e duhura nëse kjo lëvizje është Antifa

schedule23:47 - 22 Tetor, 2026

schedule 23:47 - 22 Tetor, 2026

Ish-prokurori Ervin Karanxha, në intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për rolin e Lëvizjes Bashkë në protestë, u shpreh se ndikimi i saj është i vogël, ndërsa theksoi se, nëse ka lidhje apo elemente të veprave konkrete, ato duhet të verifikohen nga organet përkatëse.

Ai theksoi se pakënaqësitë që kanë nxitur protestën janë të shumta dhe nuk lidhen vetëm me qeverisjen aktuale. Sipas tij, një ndër çështjet e ngritura është edhe meritokracia, ndërsa kujtoi deklaratat e kryeministrit për dorëheqjen e drejtorëve.

Karanxha u ndal edhe te pakënaqësitë lidhur me reformën në drejtësi, duke theksuar se protestat duhet të shihen në një kontekst më të gjerë historik dhe shoqëror.



“Roli i lëvizjes Bashkë në protestë është shumë i vogël. Mund të jetë pjesë. Por në rast se ka lidhje apo elementë të veprës konkrete të shihen të verifikohen. Por protesta është një pjesë, sepse nuk do të thotë që protesta është Arlind Qori. Kryeministri kishte thënë që duhet të japin dorëheqje drejtorë. Pra meritokracia që është ngrit në Protestë është diçka që ekziston. Pra duhet parë dhe nuk mendoj që roli i zotit Qori është i tillë në protestë. Ne e kemi diskutuar edhe për një pjesë të pakënaqësisë të reformës në drejtësi. Por duhet të jemi të qartë për publikun sepse protesta është për 36 vjet nuk bëhet fjalë vetëm për këtë qeverisje. Shkatërrimi është bërë para, është një politikë 36 vjet. Tani është kjo pjesë, janë kërkesat e studentëve , nuk u plotësuan. Janë një sërë shkaqesh për 35 vite dhe këtu duhet të jemi të qartë”, tha ai..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!