Pezullimi i Messit vjen mes bisedave për të ardhmen e tij. Kontrata me PSG-në përfundon në fund të këtij sezoni.
Në të njëjtën kohë, zërat për rikthimin e Leos në Barcelonë po shtohen. Klubi po përgatit një bazë financiare për këtë, por deri më tani marrëveshja nuk duket afër përfundimit. Në të njëjtën kohë, TyC Sport raporton: Messi do ta pranojë ofertën e katalanasve, nëse ajo mbërrin, ai thjesht dëshiron të rikthehet.
Por nëse nuk ka ofertë, gjithmonë duket në horizont një kontratë e majme nga Arabia Saudite. Në fillim të prillit, disa burime (përfshirë Fabrizio Romano) raportuan: Al-Hilal i bëri Leos një ofertë prej 400 milionë euro në vit. Të gjitha për ribashkimin e Messit dhe Cristianos në një kampionat, port vetë Leo ende nuk dëshiron të luajë në Evropë. /G.D abcnews.al/