Duket e blinduar në çdo pozicion. Barcelona besohet se këtë vit është më e fortë se kurrë, të paktën sa i takon dekadës së fundit, ndërsa fitorja 5-1 ndaj Fejënordit në javën e parë të fazës së grupit në Champions, ishte një pohim për këtë.
Me lehtësi tronditëse, katalanasit shkatërruan një rival që të paktën ka emër të rëndësishëm në futbollin europian, dhe që aktualisht mban vendin e tretë në ligën e Holandës.
Të besuarit e trajnerit Hansi Flik arritën suksesin e katërt me 5 rrjeta të shënuara në 5 ndeshjet e fundit, ndërsa katalanasit numërojnë vetëm suksese, përfshi edhe fazën përgatitore.
Në “Kamp Nou” nuk ishte numri I zakonshëm I tifozëve, këtë herë rreth 46 000, dhe ishte një mëkat sepse spektakli nuk mungoi.
Kapiteni Rafinja shënoi dy gola, Adejemi shtoi një tjetër në pjesën e parë, ndërsa Lamin Jamal dhe Gabriel Zhezus I lanë vonë rrjetat e tyre.
Ekipi “blaugrana” pati epërsi të plotë me 67 për qind mbajtje topi, 22 gjuajtje e 9 në kuadrat.
Të përditshmet spanjolle theksojnë se Barcelona është skuadra me rotacionin më të mirë në Europë deri tani, pasi trajneri Hansi Flik ka aktivizuar me kujdes 20 lojtarë deri tani, që nga 450 minutat e portierit Zhoan Garsia, tek 198 minutat e Rodrit apo 52 minutat e Gavit. Në një sezon tepër të ngarkuar, ky është një avantazh shumë i madh./abcnews.al

