Mbi 13 kg heroinë në Portin e Durrësit, pronari i autobusëve udhëzonte shoferët e linjës, si i zbuloi policia përmes përgjimeve

schedule11:22 - 30 Prill, 2023

schedule 11:22 - 30 Prill, 2023

Gazetari Leonidha Musai ka zbuluar detaje të reja rreth sekuestrimit të mbi 13 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine në portin e Durrësit. Sasia e lëndës narkotike ishte ndarë në 26 pako, ndërsa ishte fshehur në pjesën e pasme të një autobusi të linjës Durrës-Milano.

Sipas gazetarit, kanë qene autoritetet italiane, ato që i kanë dhënë informacion autoriteteve shqiptare.

“Policia e Durrësit ka marrë informacion nga Policia e Shtetit dhe e ka mbajtur në hetim këtë linjë, e cila ka rreth 3-4 autobus, që e bëjnë rrugën gjithmonë drejt Italisë. Autoritet italiane kanë dhënë informacion për autoritet shqiptare që kjo linjë autobusash shërbente për trafikimin e lëndëve narkotike”, tha ai.

Më tej, ka theksuar se policia ka përgjime që pronari i linjës së autobusëve, shtetasi Mikel Pici ka komunikuar me shoferët e autobusave.

“Policia ka përgjime që pronari i linjës ka komunikuar me shoferët e autobusët. Do të zbardhen këto tabulate dhe do të zbulohen edhe persona të tjerë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!