Futbolli spanjoll ka dhuruar një pasdite “magjike”, teksa në 2 sfidat e parafundit të javës së 31-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga janë shënuar plot 9 gola, ku spektakli dhe emocionet e forta padyshim nuk kanë munguar.
Në “Estadio de la Ceramica”, “nëndetëset e verdha” të Villarreal mundën me rezultatin e thellë 4 me 2, Espanyol-in e Keidi Bares, me “legjionarin” që e nisi sfidën që nga minuta e parë e lojës. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 45’-të ku pas një gabimi në zonën e vendasve Puado ndëshkon “nëndetëset”, mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi një dopietë e Capoue dhe golat e Dani Parejo e Jackon “përmbysën” gjithçka në minutat 53’, 63’, 80’ dhe 92’-të të sfidës, duke nxjerrë kështu të pavfleshëm dhe golin e Joselu në minutën e 73’-të.
Në krahun tjetër, në “Estadio de Mestalla”, Valencia ka përmbysur gjithçka teksa ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 2 me 1 ndaj Real Valladolid, vetëm në “frymën e fundit” të lojës. Të parët rrugën e rrjetës e gjetën miqtë me kanadezin Cyle Larin, i cili mposhti lehtësisht gjeorgjanin Mamardashvili që në mintuën e 6’-të të sfidës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0 me 1. Mirëpo, nuk mbaroi me kaq pasi një gol i Diakhaby në mintuën e 60’-të dhe një “perlë” e Javi Guerra në minutën e 93’-të të sfidës përmbysën gjithçka.
Pas këtyre fitoreve, Villarreal ngjitet në vendin e 5-të në La Liga dhe ndodhet vetëm 5 pikë mbrapa “zonës Champions”. Valencia është ngjitur në kuotën e 33 pikëve dhe tashmë ndodhet jashtë “zonës së kuqë” pas plot javësh vuajtje. Në krahun tjetër, Valladolid vazhdon të mbetet në vendin e 14-të me 35 pikë, ndërsa Espanyol mbetet në vendin e 19-të me 28 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Villarreal 4-2 Espnayol
Valencia 2-1 Real Valladolid