Bayern Munich nuk ndodhet në një fazë të mirë kohët e fundit dhe tashmë Tuchel po punon që sezonin e ardhshëm të mos ketë të njëjtat probleme.
Kështu, trajneri gjerman i Bayern ka bërë kërkesë në fillim për një sulmues, pra për Victor Osimhen të Napolit. Drejtuesit thuhet se janë të gatshëm të përpiqen për të sjellë në Bavari bomberin nigerian.
Kërkesa e dytë e Tuchel tashmë vjen për repartin e mesfushës. Ish-trajneri i Chelsea dëshiron një lojtar me përvojë dhe profesionist në mesfushë dhe për këtë ka piketuar Casemiro, mesfushorin aktual të Manchester United.
Sipas Tuchel, braziliani i ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e skuadrës së tij, por nuk dihet nëse Manchester United do ta lërë të shkojë, apo nëse drejtuesit do të munden të plotësojnë kërkesat personale të lojtarit./ h.ll/abcnews.al