Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këto janë zonat më të kërkuara dhe më pak të pëlqyera për të blerë shtëpi në Tiranë

schedule10:58 - 24 Prill, 2023

schedule 10:58 - 24 Prill, 2023

Sipërmarrësja dhe agjentja imobilare, Ilda Zaloshnja ka folur këtë të hënë për apartamentet në Tiranë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka zbuluar zonat më të kërkuara për të blerë shtëpi në kryeqytet nga qytetarët. Gjithashtu, ka treguar edhe zonat më pak të preferuara, ku në krye ndodhet zona e Freskut.

Nqf se vinë pesë kërkesa për blerje apartamentesh në Tiranë, 4 prej tyre janë nga Myslym Shyri deri te Liqeni. Përgjithësisht, zonat zgjidhen duke pasur afrimitetin me gjërat që ti ke. Pra, je rritur aty sepse ke prindërit, apo do të kesh shtëpinë pranë tyre. Pra, është shumë e lidhur me nevojën individuale të vetë personit. Ndër zonat periferike më pak të preferuara, do të thoja, për arsye lidhjeje me pjesën tjetër të qytetit ka ngelur zona e Freskut, që edhe pse është ekonomike dhe e përballueshme, ka ndërtime të mira dhe cilësore, por përsëri fakti i zhvendosjes drejt qendres për të shkuar në shkollë, në punë etj. Është akoma i vështirë, ka shumë trafik dhe nuk është shumë i rehatshëm”, u shpreh Zaloshnja./abcnews.al

.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!