Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në 4 komunat e veriut të Kosovës. Ashtu siç pritej, në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, komuna me shumicë serbe, pjesëmarrja ishte shumë e ulët.
Megjithatë, shqiptarët që votuan shpresojnë për një të ardhme më të mirë, një kandidat që do të përmirësojë ekonominë e vendin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që shërbyen si qendra votimi. Në garë ishin janë dhjetë kandidatë, prej të cilëve vetëm një nga komuniteti serb. Ajo është Sllagjana Pantoviç, kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./abcnews.al