Në Angli e bëjmë zyrtare, Roberto Firmino firmos me “katalanasit” e Barcelona

schedule10:40 - 22 Prill, 2023

schedule 10:40 - 22 Prill, 2023

Vetëm disa javë më parë, “fantazisti” brazilian i sulmit të Liverpool, Roberto Firmino njoftoi klubin dhe tifozët se nuk do të rinovojë kontratën me “të kuqtë”, kontratë e cila skadon më 30 qershor të këtij, duke marrë kështu vendimin të largohet si lojtar i lirë nga “Anfield Road”, duke mbyllur kështu “aventurën” e tij në Angli pas 8 vitesh si një ndër “protagonistët” absolut të skuadrës së Jurgen Klopp.

Me arritjet e tij me fanellën e “të kuqve”, braziliani supozohej ta kishte ende një vend si titullar, mirëpo afrimet e Cody Gakpo, Diogo Jota, Darëin Nunez e Luis Diaz vetëm sa e kanë vështirësuar rrugën e Firmino drejt majës së sulmit në “Anfield”, duke i lënë si të vetmin “opsion” largimin nga Anglia.

Mirëpo, teksa përflitej se braziliani mund të transferohej te “zikaltërit” e Inter, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër dhe në Angli tashmë e kanë konfirmuar destinacionin e radhës, me “fantazistin” e sulmit që ka nënshkuar një kontratë me “katalanasit” e Barcelona, me teknikun Xavi që e kërkon me ngul një lojtar me kualitetin e brazilianit në formacionin e tij.

Pavarësisht gjithçkaje tekniku, Jurgen Klopp e ka bërë të qartë opinion e tij lidhur me skadimin e kontratës së 31-vjeçarit, teksa e kërkonte me ngulm qëndrimin e tij në “Anfield”, por ishte vetë Firmino që vendosi të niste një “aventurë” të re, e që mesa duket do të jetë në “Camp Nou”.

Brazilianit të sulmit pritet t’i bëhet një ceremoni lamtumire në ndeshjen e tij të fundit në “Anfield Road”, më 20 maj, ku “të kuqtë” do të luajnë ndaj Aston Villa, por ende nuk dihet nëse Firmino do të rikuperohet në kohë nga dëmtimi, me 31-vjeçarin që ka probleme me kofshën dhe deri më tani është e sigurtë se do të mungojë në 3 ndeshjet e radhës për teknikun Jurgen Klopp.

Ndërkaq, kujtojmë se Firmino u transferuar nga Hoffenheim te Liverpool në verën e vitit 2015 për plot 32 milionë euro, shifër kjo jo e vogël për një lojtar me potencialin e tij në atë kohë. Gjatë 8 viteve në “Anfield”, braziliani gjeti plot 109 herë rrugën e rrjetës, pa llogaritur këtu aksionet e krijuara dhe asistimet e panumërta në 360 paraqitje. Gjithashtu 31-vjeçari arriti të fitonte gjithçka me Liverpoo, ku në listën e trofeve përfshihen, FA Cup, Carabao Cup, Kupa e Botës për Klube, Superkupën e Europës, Community Shield (Superkupa e Anglisë”, Premier League, si dhe “qershia mbi tortë”, trofeun e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al