Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji i sponsorizimeve dhe amnistia fiskale për klubet, pikat kryesore

schedule18:58 - 21 Gusht, 2019

schedule 18:58 - 21 Gusht, 2019

Kryeministri Rama premtoi në fund të Korrikut muajin Shtator për kalimin dhe miratimin në parlament të paketës së ligjeve për sportin. Ligji që do të hapë një diskutim të madh mbetet kuota e sponsorizimit, por edhe amnistia fiskale që kanë kërkuar klubet.

Rama premtoi Shtatorin, teksa president Duka pret Ramën. Kjo në aspektin e miratimit të paketës së ligjeve për sportin. Por, projekt-ligji që do të hajë më shumë debat natyrisht lidhet me Ligjin e Sponsorizimit, aty ku është kërkuar shifra e rimbursimit 30% nga tatimet, por që lufta është me Ministrinë e Financave e cila kërkon që kjo shumë të konsiderohet si shpenzim i zbritshëm. Një shifër të tillë e ka Kosova në një kohë që klubet presin miratimin, që gjithsesi si kuotë do të jetë një arritje të madhe nëse shkon e miratohet në kuotën 30 përqind.

Ndërkaq, nga ana tjetër në tavolinën e Kryeministrit sipas burimeve të FSHF-së është edhe një kërkesë për një amnisti fiskale të detyrimeve të klubeve, kryesisht me detyrimet tatimore. Pak e vështirë, nisur edhe nga fushata e fundit mbi biznesin, sidoqoftë ajo paketë është, për një zerim të detyrimeve të deritanishme, por jo tërësisht, deri në një farë kohe.

Një kërkesë e tillë është bërë nga Liga e Futbollit, ajo që funksionon e si funksionon dhe gjendet si opsion në tavolinën e Ramës. Kërcet dhe shumë kontrast me aktualitetin e zhvillimeve tatimore të gushtit, por njëherësh do të ishte një lak më shumë i hequr për klubet me probleme detyrimesh fiskale që prej vitesh nuk kanë të mbyllura hesapet e tyre me tatimet që shkojnë edhe mbi 1 miliard lekë, për klube të veçanta. Marrëveshja nuk mjafton, sidoqoftë, Shtatori është afër dhe Rama ka dhënë një premtin që ligjet do të kalojnë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!