Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta/ “Promovimi i dhunës në media ishte i tmerrshëm”, deputeti i PS: Policia goditej me çdo mjet dhe nuk thuhej asnjë fjalë!

schedule20:53 - 22 Tetor, 2026

schedule 20:53 - 22 Tetor, 2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj, ka kritikuar mënyrën se si mediat pasqyruan episodet e dhunës gjatë protestës në Tiranë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Malaj u shpreh se promovimi i dhunës në media ishte i tmerrshëm, duke theksuar se kjo situatë është vënë re edhe nga votuesit e Partisë Socialiste, të cilët, sipas tij, kanë reaguar për mënyrën e raportimit.

Malaj deklaroi se, ndërsa policia sulmohej për minuta të tëra me mjete të ndryshme, sipas tij, mungonte reagimi i duhur mediatik ndaj këtyre episodeve. a mëngjesi në darkë, kur goditej policia 30 minuta me çdolloj mjeti, nuk thuhej asnjë fjalë dhe kjo ishte e tmerrshme”, u shpreh Malaj.



Deputeti i PS-së theksoi se përgjegjësia e institucioneve duhet të jetë më e madhe për të sqaruar atë që ndodhi dhe për të shmangur, sipas tij, paraqitjen e një realiteti të shtrembëruar për publikun.

“Promovimi i dhunës në media ka qenë i tmerrshëm këtë e kemi vënë re të gjithë. E kanë vënë re votuesit tanë që kanë reaguar. Nga mëngjesi në darkë, kur goditej policia 30 minuta me çdolloj mjetit nuk thuhej asnjë fjalë dhe kjo ishte e tmerrshme. Faktet tregojnë një realitet të hidhur të shoqërisë shqiptare dhe shkuan të gjithë pas rrymës dhe u kthyen në një numërues likesh e komentesh. Përgjegjësitë e institucioneve duhet të jenë të mëdha. Herën e parë që do vijnë këto institucione kam detyrimin që këtë që ndodhi ta shpresë dhe ta nxjerrë nga stomaku sepse nuk ka asnjë faj qytetari që të shohë një realitet të shtrembëruar të asaj që ndodhi. Të thuash vetëm fjalë të këqija është e turpshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!