Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Projekti që nuk qe kurrë iu thërrmua në duar”/ Minxhozi: Protesta ndryshoi fytyrë, vendosi maskë, dhuna i dha imazh të keq!

schedule20:28 - 22 Tetor, 2026

schedule 20:28 - 22 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestën dhe episodet e dhunës në Tiranë, duke u ndalur te ndryshimi i karakterit të saj dhe mesazhi që përcolli te qytetarët.

Minxhozi u shpreh se protesta ka ndryshuar formë, duke kaluar nga një manifestim paqësor në një protestë ku, sipas tij, u shfaqën maskat dhe u hoqën simbolet që e karakterizonin më parë.

Ai theksoi se, në përgjithësi, protestat paqësore priren të tërheqin më shumë pjesëmarrës, ndërsa ato që shoqërohen me agresivitet mund të humbasin mbështetjen.



Po ashtu vlerësoi se qëndrimi kritik i qytetarëve të Tiranës ndaj protestës ishte një nga mësimet e kësaj situate, duke argumentuar se episodet e dhunës nuk i dhanë një hov të ri protestës, por ndikuan në krijimin e një imazhi negativ.

“Ka një thyerje të fortë sepse protesta ndërroi veshjen, ndërroi pamjen vuri maskën dhe hoqi flamengon. Aksioma e vjetër e fenomenit të protestës, është se kur janë të qeta zmadhohen dhe kur bëhen agresive zvogëlohen. Si qytetar i Tiranës kam bërë pyetje, përse thyejnë balli i protestës. Dhe e dyta përse harxhuan gjithë këtë kohë të vlefshme kur ishin potencialisht diçka në fillim të verës dhe pastaj e panë se si projekti që nuk qe kurrë projekt iu thërrmua në duar. Këto janë pyetje që i bën shumëkush në Tiranë teksa sheh shkatërrime, thyerje. Sepse nuk të ka faj tabela e rrugës që ka qenë aty para Edi Rama apo është vënë gjatë qeverisjes së tij dhe do të jetë aty edhe kur të ikë. Ajo heshtje kritike që mbajti Tirana mendoj ka qenë një ndër leksionet…Faktikisht nuk i dhanë një hov tjetër por një imazh të keq. Përtej sfondit social dhe ekonomik që është i vërtetë dhe duhet analizuar por karakteri i dhunshëm mendoj se do kalojë dhe është një kalim e sipër dhe një dorë mendoj po ia jep edhe vetë Berisha dhe ikën pjesa e dhunës. Është edhe presioni i shtetit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!