Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekranet që dogjën Shqipërinë/ Frrok Çupi: Rama është përgjegjës për mungesën e medias publike

schedule20:43 - 22 Tetor, 2026

schedule 20:43 - 22 Tetor, 2026

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vënë në shënjestër rolin e disa televizioneve në pasqyrimin e protestave dhe ndikimin e tyre në situatën në vend.

Duke publikuar një tabelë ku Shqipëria renditet e para për numrin e policëve të plagosur dhe e fundit për protestuesit e lënduar, Rama akuzoi disa televizione se kanë shtrembëruar të vërtetën dhe kanë përshkallëzuar situatën.

Kritikat e kryeministrit u drejtuan ndaj pronarëve të mediave dhe jo gazetarëve të terrenit, të cilët, sipas tij, trajtohen si skllevër, pa paga dhe pa sigurime.



Për këtë çështje, analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se marrëdhënia mes politikës dhe ekraneve në Shqipëri ka një histori të gjatë, që shtrihet përgjatë tri dekadave. Ai theksoi se Rama është një përgjegjës për mungesën e medias publike në Shqipëri.

“Për të shkuar deri te ekranet është histori e gjatë, që për vendin tonë ka zgjatur prej tre dekadash. Nuk e kam besuar asnjëherë se politika hyn në lirinë e medias as me armë, as me dhunë, ajo periudhë kaloi në represionin e Berishës. Kjo është fitore shumë e madhe që Edi Rama merrte konkretisht.

Tani që kjo gjë shkaktoi Shqipërisë një vdekje klinike. Duhet të gjejmë çfarë ka ndodhur dhe çfarë duhet bërë. Duhet bërë si me Policinë, si me ligjin, si me gjykatat. Unë s’e konsideroj fajtor, por e konsideroj përgjegjës shumë të madh. Edi Rama, për mua, mban tërë përgjegjësinë e mungesës së një medie publike në Shqipëri”, tha Çupi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!