Roma do të presë Feyenoord për gjysmëfinalet e Europa League.
Romakët duhet të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë (1-0) me Jose Mourinho duke folur në konferencën për shtyp.
“Jemi të qetë, është një ndeshje e bukur. Ka një rezultat negativ në në takimin e parë, por kualifikimi është i hapur. Dua 67 mijë tifozë nga ana jonë. Kam dy ditë që jam në Trigoria, kam dalë të hënën të shkoj të shoh një mik, pastaj jam kthyer dhe nuk kam dalë më.
Nuk e kam ndjerë atë që po ndodh jashtë Trigoria. Jam i qetë, por është një qetësi e çuditshme që nuk ndihet 24 orë para një ndeshje si kjo.
Pres shumë nga ekipi im. Ose fitojmë dhe vazhdojmë, ose kthehemi në shtëpi të lodhur dhe të trishtuar, duke e ditur se kemi dhënë gjithçka në fushë”.
Ndërsa për Paulo Dybala ka komentuar: “Nuk e di, deri më tani ka qenë duke u stërvitur me intensitet të ulët. Vetëm të enjten në mëngjes do ta dimë nëse ai do të jetë në gjendje të luajë. /G.D abcnews.al/
?? LIVE | La conferenza stampa di José Mourinho e Bryan Cristante in vista di Roma-Feyenoord https://t.co/1iXao930xB
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 19, 2023