“Ç’ka Ka Qëllu”, restoranti shqiptar një ndër 100 më të mirët në New York

schedule10:46 - 19 Prill, 2023

schedule 10:46 - 19 Prill, 2023

Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka publikuar një listë të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë. Mes më të mirëve është edhe restoranti shqiptar, pronari i të cilit është shtetasi nga Kosova, Ramiz Kukaj.

Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës ndërsa në ambiente ka të ruajtura edhe objekte tradicionale të vendeve tona të cilat pronari ka dërguar deri në Amerikë. Restoranti është i hapur në dy vende, Bronx, Manhattan dhe Stamford Ct.

“Ç’ka Ka Qëllu”, Në Bronx, një zë i vetmuar në shkretëtirë që na thërriste  për të vlerësuar gatimet e Shqipërisë së veriut dhe Kosovës.” shkruan kritiku i restoranteve i the Nju Jork Times.

Restoranti shqiptar arriti të sigurojë vendin 94.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!