Gjykata për Krime të Rënda nis procesin ndaj 72-vjecarit Apostol Kosta, i cili dy vite më parë vrau kushëririn e tij Aleko Kosta dhe bashkëshorten e tij Afërdita Kosta në Gjirokastër.
Ngjarja ndodhi në Tetor 2017, pas disa proceseve gjyqësore mes palëve për prishjen e një muri ndarës mes dy banesave, në lagjen “Palorto”. I pandehuri Kosta ka vrarë çiftin me armë zjarri, pasi kishte hedhur me parëe drejt banesës së tyre një granatë, e cila nuk ka shpërthyer.
Pas vrasjes së çiftit fqinj, Apostol Kosta tentoi të vrasë veten, por mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Seanca e parë në ngarkim të 72-vjeçarit pritet të zhvillohet në 10 Shtator.

