Dhuna në familje vijon që të jetë një fenomen i përditshëm në shoqërinë tonë. Gjatë orëve të fundit dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi akuzohen për ushtrim të dhunës fizike në familje.
Sipas policisë i arrestuar është një 49 vjeçar i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij, gjithashtu janë arrestuar një 30 vjeçar pasi akuzohet se dhunoi babin, ndërsa është kallzuar në polici vëllai i tij.
:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 49 vjeç, banues në Kodër Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për vëllanë e tij, shtetasin Xh. G., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shtetasi A. G. ka ushtruar dhunë ndaj babait të tyre, ndërsa shtetasi Xh. G. ka goditur me grusht, shtetasin A. G”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al