Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 31 vjeçarin Glerand Gushollin, i cili akuzohet se dhunoi të dashurën e tij 28 vjeçare dhe ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për katër bashkëpunëtorët e tij.
Gazetari Ermal Vija raporton se masa e sigurisë për të riun u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa thekson se kërkesa me arrest me burg për të riun dhunues ishte bërë edhe nga Prokuroria e Tiranës.
LEXO EDHE: FOTO/ Dhunoi dhe mbajti peng të renë në Tiranë, ky është Gleard Gusholli
Ndërkohë me detyrim paraqitje janë lënë katër të afërmit e tij, Bledi dhe Erlin Kateshi si dhe Besmir Nurcellëri e Arjan Sheta që u arrestuan për mos kallëzim krimi dhe përkrahje te autorit.
Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, prokuroria ka rikualifikikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të pa ligjshme të lirisë. 28-vjeçarja ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al