Sherri me mesfushorin e Villarreal i kushtoi shumë, Valverde thirret në Komitetin e Garave Sportive

schedule13:55 - 17 Prill, 2023

schedule 13:55 - 17 Prill, 2023

Pas ditësh pas zgjidhje, sherri mes mesfushori të Real Madrid, Federico Valverde dhe atij të Villarreal, Alex Baena, në parkingun e “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të ndeshjes mes 2 klubeve 2 javë më parë, tashëm është referuar në Komitetin e Garave Sportive.

Sipas mesfushorit të “galaktikëve”, Baena ka bërë një shaka jonormale me uruguajanin teksa i ka “uruar” që të humbiste një fëmijë, mirëpo gjatë marrjes në pyetje një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga Baena.

Kështu, ditën e sotme komisioni kundër dhunës zhvilloi një mbledhje, si rezultat i së cilës u vendos që çështja Valverde të transferohej në Komitetin për Garat Sportive të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ndërkaq, mbledhaj e komisionit për rastin në fjalë do të mbahet ditën e mërkurë, 1 ditë pas përballjes me Chelsea në Champions League. Një ndër “shtylla” e organikës së “madrilenëve” pritet të pezullohet me 4 deri në 12 ndeshje në La Liga e nëse procedimet do të kishin arritur një çështje penale, Valverde do të rrinte jashtë fushave të blerta deri në gjashtë muaj. /i.m /abcnews.al