Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” janë mbledhur qytetarë të shumtë nga Kosova por edhe trevat shqiptare.
Avokati Ardian Bajraktari ka shprehur optimizëm për përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke deklaruar se pret një vendim pafajësie.
Bajraktari theksoi gjithashtu se UÇK-ja, sipas tij, nuk ka pasur një hierarki të mirëfilltë dhe nuk ka pasur mundësi të ushtrojë kontrollin e pretenduar.
“Po presim me padurim epilogun e këtij procesi. Nga shumë organizime, populli e ka dëshmuar që çlirimtarët nuk kanë qenë vetëm në këtë sfidë dhe presim pafajësinë.
Përkundër shkeljeve jo të pakta, jam optimist që prokuroria nuk ka arritur të argumentojë tezat e saj për atë të quajturën ndërmarrje politike. UÇK-ja nuk ka pasur një hierarki të mirëfilltë, nuk ka pasur mundësi të ushtrojë kontrollin. Epilogu do të jetë pafajësia.
Presim me padurim t’u kthehen familjeve të tyre.”

