Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Tubimi, mungon Kurti dhe…PD/ ‘Det’ pjesëmarrësish në ‘Marshin për liri’ në Prishtinë

schedule14:36 - 12 Shtator, 2026

schedule 14:36 - 12 Shtator, 2026

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në tubimin e zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” janë mbledhur qytetarë të shumtë, ndërsa në mesin e të pranishmëve është edhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili ka marrë pjesë edhe më herët në tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkohë, në aktivitet nuk është parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të tjerë të Vetëvendosjes, ndërsa mungon edhe Partia Demokratike. Nga shqiptarët e Malit të Zi, është i pranishëm Ali Ahmeti, ndërkohë që përfaqësues nga VLEN nuk janë prezent.

“Marshi për Liri” është organizuar nga Platforma “Liria Ka Emër”, në prag të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, që pritet më 16 shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!