Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova ende vazhdon të vuaj padrejtësi”/ Arifaj: Vendimi do të përcaktojë jo vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen

schedule14:10 - 12 Shtator, 2026

schedule 14:10 - 12 Shtator, 2026

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Marshi zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa Platforma “Liria Ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, në prag të aktgjykimit të Gjykatës Speciale, që pritet më 16 shtator.

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka komentuar momentin e rëndësishëm për Kosovën, në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.



Arifaj tha se pesha e këtij momenti shkon përtej thjesht leximit të një vendimi gjyqësor, pasi, sipas tij, ai mund të ketë ndikim edhe në të ardhmen e Kosovës.

“Të gjithë po e kuptojmë peshën e momentit për Kosovën. Nuk është një lexim vendimi, por do të përjetohet dhe ka gjasa të përcaktojë jo vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen, sepse po vihet në pikëpyetje e drejta. Kosova ende vazhdon të vuaj padrejtësi, të luftojë për të drejtën e vetë për të ekzistuar si shtet i barabartë. Ende është shpresa që kjo betejë do të marri fund të mërkurën.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!