Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënje seksuale me një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat.
Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor. Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes./abcnews.al