Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premte e ka nisur sërish me risjelljen në vëmendje të rastit të heqjes së një tumori 7 cm te një paciente 35 vjeç.
Kreu I qeverisë ka shpërndarë videon e ministrisë së Shëndetësisë, ku mjekët që kanë marrë pjesë në këtë operacion ntë vështirë tregojnë për lkalvarin e gjatë të vuajtjes së të resë deri në zbulimin e diagnozës.
Pacientes së re i është hequr nga ekipi mjeksor në QSUT tumori 7 cm të mbiveshkores së majtë falë operacionit duke i dhënë fund një kalvari të gjatë vuajtjesh.
“Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare, ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë?
Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35 vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses?
Punë e shkëlqyer e Prof. Arben Gjata, Prof. Krenar Lila, Prof. Mihal Tase, Prof. Margarita Gjata, Dr.Dritan Reovica, Dr.Ardit Kaçani, Dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia???”, thuhet në postimin e kryeministrit./abcnews.al