Anti-infromaliteti/ 76 ton kafe pa akcizë në Vorë

schedule12:30 - 17 Gusht, 2019

schedule 12:30 - 17 Gusht, 2019

Ministrja e Financave ka ushtruar kontroll në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe në Vorë. Ku është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Anila Denaj tha se dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte. Gjithashtu u beri thirrje subjekteve që të zbatojnë ligjin.

Aksioni anti- informalitet ka goditur një tjetër rast të fshehjes së produkteve të akcizës.  Ministria e financave gjatë inspektim të një subjekti  ka zbuluar  një depozitë me kafe ku kishte mungesa të një sasie  prej 76 ton për të cilën nuk ishin shlyer detyrimet ligjore.  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se nga analiza që bëhet çdo javë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional kundër informalitetit  ku tregtohen produkte te akcizës rezulton se ka shkelje.

“Synon të evidentojë paligjshmërinë dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte, kuptohet që gjobat janë shumëfish dhe kjo gjobë nuk vlen për asnjë biznes, i cili vendos të punojë brenda rregullave të caktuara brenda Kodit Doganor. Është shumë e rëndësishme që biznesi të kuptojë që ky nuk është një aksion. Ky është një Plan, i cili do të vijojë përgjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë muajve, dhe nuk do të kufizohet vetëm në një analizë të disa muajve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, informoi se Plani Operacional po zbatohet nga të gjitha degët doganore në vend.

“Fokusi kryesor ka qenë te produktet e karburantit, por nuk janë lënë pas dore edhe produktet e tjera siç janë pijet alkoolike, kafja apo duhani. Plani është i ndarë sipas produkteve dhe përsa i përket pijeve alkoolike, fokusi kryesor gjatë këtij muaji ka qenë te produkti i birrës dhe do të vazhdojë të jetë aty. Të gjithë strukturat tona janë fokusuar si në fabrikat e prodhimit të birrës, ashtu edhe te magazinat fiskale të stokimit”. 

Aksioni anti-informalitete ka goditur një serë rastesh kur bizneset që tregtojnë produktet e akcizës nuk kanë shlyer detyrimet ligjore duke i shmangur.

Ministrja pohoi se Ligji i Akcizës i vitit 2012 ofron lehtësi për bizneset që tregtojnë produkte të akcizës, pasi nuk detyron më subjektet për pagesë para kohe, por iu jep atyre mundësinë e vetëdeklarimit, çka është në ndihmë të tyre./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!