Jovan Kovaçiç: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi do shkaktojë pasoja

schedule16:37 - 13 Prill, 2023

schedule 16:37 - 13 Prill, 2023

BEOGRAD-Retorika mes Kosovës dhe Serbisë është ashpërsuar pas incidenteve të ndodhura së fundmi në veri të Mitrovicës.

Drejtori i “East West Bridge”, Jovan Kovaçiç, gjatë një intervistë për “Ballkan Update” u shpreh se Prishtina zyrtare dhe Beogradi do duhet të vijojnë përpara me zbatimin e marrëveshjes, të cilën e arritën muajin e kaluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai thotë se zbatimi i saj do të sheshojë armiqësitë e shkuara dhe do të hapte një perspektivë të re për rajonin.

“Gjithmonë është e jashtëzakonshme, mënyra se si je në çastin e arritjes së një marrëveshjeje historike, e cila në fakt kur të zbatohet do të duhen dhe do të sheshojë disa armiqësi dhe probleme që kanë ekzistuar në atë rajon dhe ju do të kishit disa avantazhe natyrisht”, nënvizoi ai.

Ai theksoi se ka shumë individë, të cilët nuk e duan paqen dhe pajtimin pasi nuk mund t’i realizojnë ndryshe objektivat e tyre strategjike.

“Do të këtë disa individë, të cilët nuk e duan paqen dhe pajtimin, ngaqë ata nuk mund të arrijnë objektivat e tyre, pasi përfitojnë kur situata është e tensionuar. Të dy udhëheqësit janë mjaftueshëm të përgjegjshëm për të përmbushur atë që kanë dakordësuar në Ohër. Jam optimist për zbatimin e kësaj çështjeje, dhe deklarimeve të ndryshme që vijnë rrugës”, u shpreh ai.

Mosbaztimi i zotimeve thotë Kovaçiç do të shoqërohet me pasojë të thellë për Kosvën dhe Serbinë dhe kjo do të jëtë në dy rrafshe: në politikë dhe ekonomi.

“Sanksionet janë bërë të qarta nga komuniteti ndërkombëtar, por ashtu edhe nga Uashingtoni, Ka për të pasur sanksione politike, por edhe pasoja të rënda financiare dhe kjo është që as Kurti dhe as Vucici të mund ta përballojnë. Ata kanë për të këmbëngulur, dhe madje do jenë më të ashpër së më parë, që marrëveshja m të zbatohet. Nuk mendon se Kurti dhe Vucic, nuk mendoj se nuk do të zbatojnë marrëveshje, sepse do ketë pasoja të mëdha”, shtoi ai.

Më tej ai shtoi se vetëm Rusia do të përfitonte nga moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

“Vetëm Rusia do të përfitonte nga moszbatimi i marrëveshjes. Ne kemi parë mjaftueshëm tragjedi , gjakderdhje dhe shkatërrim. Kombet dhe njerëzit e këtij rajoni kanë kaq shumë për të ofruar dhe ka ardhur koha për të treguar diçka në drejtimin e duhur”, tha ai.

Sa i takon situatës në veri të Mitrovicës për mbatjen e zgjedhjeve, Kovaçiç tha se Kosova duhet të ketë kujdes me veprimet e saj, pasi një qasje e gabuar mund të shkatojë dëmë kolosale.

“Më duhet të biem dakord me z. Haradinaj. Lëvizjet e gabuara mund të shkaktojnë mjaft dëme. Është e rëndësishme, që të gjendet zgjidhje, e cila do t’i lumturonte të gjithë. Politikanët kanë qenë mjete në këto negociata dhe do jenë përgjegjës për veprimet  e tyre. Rekomandimet e mia të dëgjojnë sinjalet e ndryshme dhe të marrim rrugën dhe qasjen e duhur dhe këtë gjë duhet tua sugjerojmë liderëve”, u shpreh ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!