Arrestohet nga autoritetet amerikane një zyrtar të Shtetit Islamik

schedule09:39 - 13 Prill, 2023

schedule 09:39 - 13 Prill, 2023

Forcat amerikane gjatë këtij muaji në një sulm me helikopter në Siri kanë kapur një operativ të Shtetit Islamik (IS) dhe dy bashkëpunëtorë, njoftoi Komanda e përbashkët e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.

Mediat e huaja shkruajnë se nga njoftimi i publikuar nga autoritetet amerikane asnjë civil nuk u vra apo u plagos në bastisjen, e cila u zhvillua më 8 prill.

“Kapja e Hudayfa al-Yemenit, e cila ndihmoi sulmet (IS) dhe dy bashkëpunëtorët e tij do të zvogëlojë aftësinë e organizatës për të planifikuar dhe ekzekutuar operacione”, thuhet në njoftim.

Sipas një zëdhënësi të CENTCOM, operacionet e kësaj natyre janë “të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!