Dhunonte dhe kërcënonte gruan, shqiptari vihet në pranga

schedule11:36 - 16 Gusht, 2019

schedule 11:36 - 16 Gusht, 2019

Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane për shkak se kërcënonte ish-bashkëshorten. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane për të mos zbuluar gjeneralitetet e ish-gruas së tij.

Mësohet se, gruaja kishte tre muaj që i kishte dhënë fund marrëdhënies me shqiptarin. Mirëpo që prej asaj dite kishte qenë nën kërcënimet e vazhdueshme madje edhe të dhunës fizike.

Mediat përmendin një rast në një bar në Montecatini, ku shqiptari e kishte goditur me grusht në fytyrë dhe më pas kishte dashur ta mbysë. Pas kërkesave të vazhdueshme të gruas, autoritetet kishin hetuar dhe vendosën ta arrestojnë 39-vjeçarin.

Që prej momentit të ndarjes, gruaja kishte qenë nën kërcënimet dhe ofendimet e vazhdueshme të burrit të saj. Këtë e bënte kudo ku ajo qëndronte, në shtëpi ose punë, madje e merrte në telefon dhe i dërgonte vazhdimisht mesazhe.

Bashkëshortja kishte arritur deri aty sa i kishte bllokuar numrin e telefonit dhe rrjetet sociale. Madje ishte larguar edhe nga zona, por sërish ndihej në rrezik për jetën e saj.

Mediat bënë të ditur edhe një rast tjetër të dhunës së 39-vjeçarit. Ai kishte shkuar dhe kishte bastisur zyrën e saj. Përveç kësaj kërcënoi edhe një punonjës aty pasi tentoi të lajmëronte policinë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!