West Ham ka vazhduar serinë pa humbje në Premier League, ku këtë herë ka fituar me rezultatin minimal 1 me 0 ndaj Southampton, në “betejën e mbijetesës” në elitën e futbollit anglez, sfidës kjo e vlefshme për javën e 29-të të Premier League.
Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 25’-të, ku pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi nga një distancë e largët, gjermani i mbrojtjes Thilo Kehrer dërgon një top në zonë nga i cili përfiton qendërmbrojtësi maroken, Nayef Aguerd, i cili çon topin me një goditje me kokë, në rrjetën e “shenjtorëve”.
Me këtë fitore, “çekiçët” e Londrës i kanë shpëtuar zonës së ftohtë të kategorisë, teksa aktualisht ndodhen në vendin e 14-të në renditje, me 27 pikë, në po aq ndeshjes, ndërsa Southampton vazhdon të mbetet në vendin e fundit me vetëm 23 pikë e mesa duket do të përballet me rënien nga kategoria këtë sezon. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: