Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 15 vjeçar i cili një ditë më parë ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij në Paskuqan.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në shkollën “Jashar Hoxha”
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Paskuqan, ka goditur me mjet prerës, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al