Beteja në terren, ja skenarët që po luhen në konfliktin Rusi-Ukrainë

schedule20:59 - 30 Mars, 2023

schedule 20:59 - 30 Mars, 2023

UKRAINË-Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mbart më vete shumë të panjohura. Kolonel Dritan Demiraj tha në “Lufta dhe Paqja” se situata në terren flet në favor të Rusisë. Ai tha se raporti i humbjeve është 1 me 6 në favor të forcave ruse në rajonin e Bakhmutit.

“Në të gjithë do donim që federata ruse të mposhtej që ditën e parë. Në tre muajt e fundit situata ka ndryshuar. Në raste se do tu prezantoj shifra dhe numra, të cilat i kam ndoshta jo 100%, por  95% të sakta, do dukej që do isha pro rus, kështu që nuk dëshiroj të hyja në këtë debat. Sasia e humbjeve, dhe për këtë ju siguroj se raporti në Bakhmut midis forcave ruse dhe ukrainas është 1 me 6 në favor rë Rusisë”, tha ai.

Kapiteni Artur Meçollari, u shpreh se Rusia e ka kaluar tashmë kohën e sulmit mbi Ukrainën, ndërsa thotë se kjo e fundit, po pret momentin e duhur për të kaluar në kundërofensivë ndaj forcave të Vladimir Putinit.

“Rusia e kaloi momentumin e kundërofensivës përpara një muaj, sot jemi në një fazë tjetër dhe sot pritet kundërsulmi i forcave ukrainase. Akoma nuk janë pjekur kushtet. Faktet që Rusia po fokusohet në retorikën e luftës bërthamore, ka kapacitet të limituara”, tha ai.

Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, thotë se raportet e qeverisë britanike thonë se forcat ruse kanë pasur humbje të mëdha në Ukrainë.

“Unë refuzoj të pranoj që qeveria britanike, që bën raporte të përditshme, mund të japin informacione kaq të pavërteta dhe për një propagandë kaq të madhe”, tha ai/n.m.abcnews.al