Themeluesi i Forumit për Marrëdhëniet etnike dhe analisti serb, Dushan Janjiç ka paralajmëruar për rikthim të barrikadave në Veri të Kosovës.
Janjiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 23 prill të komunat veriore në Kosovës, shkruan Danas.
“Ata e interpretuan daljen e serbëve nga institucionet si një shans për të treguar se shteti i Kosovës funksionon sipas ligjeve sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Por ndodhi. Dhe këtu kemi problem Nëse mbahen këto zgjedhje pa Listën Serbe, është reale që të pritet rikthimi i barrikadave në Veri”, theksoi ai.
Lista Serbe nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në katër komuna në veri, ku jeton popullata shumicë serbe, në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Sipas Janjiçit, kjo është përgjigja e Listës Serbe dhe e Beogradit për faktin se nuk është plotësuar kushti për kthimin e serbëve në institucione./abcnews.al