Laporta “premton” rikthimin e Messit: Lamtumira e Leos nga futbolli duhet të jetë vetëm te Barça

schedule10:05 - 26 Mars, 2023

schedule 10:05 - 26 Mars, 2023

E ardhmja e Lionel Messit është ende e paqartë, me PSG-në që po bën gjithçka për të mbajtur në Paris “pleshtin” dhe nga ana tjetër skuadra nga Amerika, Arabia Saudite dhe vetë Barcelona kërkojnë 7 herë fituesin e “Topit të Artë” në skuadër.

Mirëpo, ditët e fundit Messi po afrohet gjithnjë e më shumë me Barça-n, klub ku “pleshti” shkroi historinë dhe ditën e sotme vetë Presidenti Laporta u shpreh se dyert e “katalanasve” do të jenë gjithnjë të hapura për argjentinasin.

“Duhet të gjej një mënyrë për të përmirësuar marrëdhëniet aktuale të Messit me Barçën. Do të shohim, por ai e di që dyert e Barçës janë të hapura për të. Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai ka qenë lojtari më i rëndësishëm në historinë e Barçës. Duhet të jem shumë i kujdesshëm me atë që them, sepse ai është lojtar i PSG-së dhe duhet të kem respekt për klubin të cilin ai përfaqëson”,- tha Laporta në fjalën e tij.

Laporta, nga ana tjetër, konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e tij për largimin e Leo Messit në vitin 2021, që sipas tij ishte i detyrueshëm duke parë situatën financiare të klubit.

“Nuk besoj se ia vlen ta përsëris, sepse të gjithë e keni të qartë së trashëgimia që gjeta kur u bëra president nuk ishte e mirë. Klubi ishte i rrënuar financiarisht dhe mua si president më duhej të merrja një vendim për të cilin nuk pendohem, por sikurse duhet ta pranoj se nuk jam i kënaqur. Unë mendoj se lamtumira e Messit nga futbolli duhet të jetë vetëm te Barça”,- shtoi më tej Presidenti i “blaugranave”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!