Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Opozita vijon aksionin simbolik përpara qeverisë/ Berhami: Nuk tërhiqemi, kriza është e shumëfishtë

schedule16:55 - 3 Shtator, 2026

schedule 16:55 - 3 Shtator, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës PDK dhe të Aleancës ia kanë zënë sërish derën Qeverisë së Kosovës, me thirrjen e përsëritur për mbajtjen e seancës konstituive.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e quajti Kurtin njeriun që ka uzurpuar shtetin ndërsa krizën në vend: të shumëfishtë.

“Jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën që nga paslufta në Republikën e Kosovës, jemi në një krizë ekonomike, në një krizë edhe me aleatët tanë.”

Qeveria e Kosovës e ka pasur një buxhet prej 4 miliardë euro. Sot jemi në shtator. Ku janë këto para? Ku kanë shkuar këto para? Pra nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt në shëndetësi, asnjë projekt në infrastrukturë, asnjë projekt në fushën e arsimit dhe jemi në një kolaps total.”

Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se aksionet po zhvillohen për të tërhequr vëmendjen dhe për të kërkuar kthimin në institucione.

“Ashtu siç e tha edhe kolegu ynë, bashkë me deputetët e PDK-së dhe ne Aleanca, po dalim çdo ditë këtu në aksione simbolike për të marrë vëmendje dhe për të kërkuar që t’i kthehemi institucioneve, që t’i kthehemi kushtetutshmërisë.”

Opozita që prej shkeljes së afateve kushtetuese ka protestuar në mënyrë simbolike para godinës së qeverisë, ndërsa ende nuk dihet cdo të ndodhi me votat që qytetarët dhanë në 7 qershor…

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!