Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi e lë jashtë “El Clasico”-s, Pedri do të mungojë sërish ndaj Real Madrid

schedule17:27 - 22 Mars, 2023

schedule 17:27 - 22 Mars, 2023

Das mungesës në “El Clasico”-n e fundit ndaj Real Madrid të zhvilluar mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, në kuadër të javës së 26-të, të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, tashmë Pedri duket se do të humbasë dhe “El Clasico”-n e 5 prillit, në gjysmë-finalen e “Kupës së Mbretit”.

Sipas mediave spanjolle, mesfushori nuk ka gjasa të ketë kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që mori në kofshë ndaj ndeshjes së kthimit në fazën e 1/32-ve të UEFA Europa League, ndaj Manchester United.

Mirëpo, Pedri nuk pritet të jetë mungesa e vetme e teknikut Xavi në “El Clasico”-n e radhës, pasi dhe anësori i sulmit, Ousmane Dembele nuk ka mundësi të luajë përballjen e gjysmë-finales. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!