“Sot në Ohër edhe sytë e keqdashësve të Ballkanit”, Ali Ahmeti për ABC News: Sot në tryezë janë Kosova e Serbia

schedule11:37 - 18 Mars, 2023

schedule 11:37 - 18 Mars, 2023

Për kreun e BDI në Maqedoninë e Veriut, sot në Ohër nuk janë vetëm sytë e BE-së e SHBA-së, por edhe të keqbërësve të Ballkanit.

“Cdo e arritur tani është e arritur për të gjithë ne, paqja stabiliteti e siguria janë thesar. Mendoj që në Ohër tanimë kanë zbarkuar shtetet e BE ka zbarkuar SHBA dhe të gjithë sytë e opinionit liridashës janë sot në Ohër, por mos harrojmë se edhe sytë e keqbërësve në Ballkan edhe ata janë sot në Ohër dhe nuk e dëshirojnë një përparim të sotëm. Jam ithtar i asaj që sot të ketë përparim dhe të verbohen ata që nuk duan paqen.” -tha Ali Ahmeti, ndërsa shtoi se konsensusi do të varet nga delegeacionet.

“Marrëveshja do varet prej delegacioneve. Si proces Kosova duhet të shkojë përpara drejt njohjes përfundimtare, dhe pranimi I saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare.” vijoi ai, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares së ABC News Linda Karadaku, nëse sot në Ohër po negocion Kosova e Serbia, apo Kurti – Vuçiç.

“Sot në tryezë janë Kosova e Serbia. Kjo që bëhet sot është në të mirë të dy vendeve të qytetarëve. Serbia duhet të reflektojë, të afrohet drejt BE. S’mund të ketë Serbi në Europë pa stabilizuar marrëdhëniet me Kosovën.” tha ai./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!