Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me vendimin e KQZ për të mos regjstruar PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.
“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS.” -shkruan Bardhi.