Vajza e njohur e rrjeteve sociale, Jona Vrioni ka bërë një rrëfim tepër prekës këtë të hënë në “ABC e Mëngjesit”. Mirëpo, ndër të tjera, ajo nuk ka nguruar të dhurojë edhe shumë të qeshura. Së bashku me reperin B2N, në një lidhje me Skype nga Italia, ata kanë folur për projektin e ri muzikor me titull “Çapaçule”.
Ata kanë treguar se si lindi ky bashkëpunim, ku Jona është protagonistja kryesore në videoklip, e cila shfaqet në rolin e nuses.
“Jonën e kam njohur para disa vitesh që bënte video humori në Tik Tok, në Instagram dhe siç dihet unë bëj shumë eksperimente në muzikë. Edhe me Jonën jemi takuar disa herë nga afër dhe tham pse jo mos të provojmë. Si fillim, e nisëm me disa video qesharake, pastaj ka një vit që e kemi menduar pse jo mos të bëjmë një këngë, derisa erdhi momenti, lajmëruam njerëzit, bëhuni gati se do bëjmë dasmën”, u shpreh B2N.
Më tej, lidhur me titullin, ai tha se padyshim janë frymëzuar nga Luizi i “Big Brother VIP”, i cili e ka kthyer në një trend të momentin si shprehje.
“Sa herë që shkruaj këngë të reja, duhen edhe thënie të reja. “Çapaçule” është thënie e vjetër, por Luizi e ka bërë të re dhe ne e perforcuam”, shtoi reperi./abcnews.al