Pogradec, sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare e maqedonase

schedule10:12 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 10:12 - 15 Dhjetor, 2017

Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë do zhvillojnë sot pasdite në Pogradec mbledhjen e parë të përbashkët. Në  fund të saj kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Zaev, do mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas njoftimit të qeverisë shqiptare, në fokus të bisedimeve do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Gjatë takimit do të nënshkruhen disa marrëveshje të përbashkëta e memorandume, si plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Gjithashtu, një tjetër memorandum që do të nënshkruhet është dhe ai për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë, një marrëveshje për ndihmë reciproke në manaxhimin e emergjencave, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh. Neser dy Kryeministrat Rama dhe Zaev do të vizitojnë Pustecin, një zonë e banuar nga minoriteti maqedonas në qarkun e Korçës. Aty do të priten nga autoritetet vendase dhe do të asistojnë në dorëzimin e mjeteve mësimore për nxënësit e një shkolle./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!