Basha 48 orë kohë të ‘rizgjohet’, KQZ nuk njeh Berishën

schedule15:22 - 9 Mars, 2023

schedule 15:22 - 9 Mars, 2023

TIRANË – E nisën me shtërngim duarsh, sic bëjnë rivalët përpara se të nisin një ndeshje. Por tensioni ishte i dukshëm, dikush me një telefonatë të fundit nga kampi i Berishës, apo relaksim muskujsh nga grupi i Alibeajt. Brirët u nxorrën sapo nisi mbledhja zyrtare.

 “S’mund të vijë përfaqësuesi i partisë tjetër edhe të thotë patericë edhe fraksione e këto gjër”

“Një grupim shumë i ngushtë që mund të numërohet me gishtat e një dore”

“Ose me anëtarët e një familje”

“Nuk është më kryetar, z.Lulzim Basha.”

Ilirjan Celibashi i dëgjoi të gjitha palët derisa mori vendimin negativ ndaj Sali Berishës.

 “ Unë mund ta pranoj që në perceptimin tim z.Sali Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin. Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD e ka z.Lulzim Basha.

Por euforia që ky vendim shkaktoi tek grupi i Alibeajt, zgjati fare pak.

“Dhe në tërësi të të gjithë dokumentacionit që është paraqitur, me tagër të plotë nga Basha, nuk është i plotë”

Komisioneri kërkoi që Lulzim Basha, kryetari me dokumente i PD-së, të firmosë vetë deklaratën që kërkon Kodi Zgjedhor se nuk do të kryejë krime zgjedhore.

 “Deklarata e kryetarit të Partisë, është përgjegjësi dhe nuk mund të delegohet”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!