Partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi, është vënë nën kritika për vdekjen e djalit 15-vjeçar të një deputete të opozitës, i cili vrau veten pasi një raport nga një radio shtetërore e identifikoi atë si viktimë e një pedofili.
Parlamenti polak, mbajti një minutë heshtje gjatë funeralit të Mikolaj Filiks. Nëna e tij, Magdalena Filiks, deputete e partisë kryesore opozitare të Polonisë, Platforma Qytetare, tha javën e kaluar se ai vdiq në shkurt.
Adoleshenti ia mori jetën vetes disa javë pasi një raport mbi pedofilin e dënuar nga Radio Szczecin, pjesë e rrjetit shtetëror Polskie Radio, zbuloi detaje rreth viktimave që bënë të mundur identifikimin e lehtë të Filiksit.
Në raportin e saj në dhjetor, radioja zbuloi moshën e të miturve dhe se njëri ishte fëmija i një deputete. Gjithashtu njoftoi se i dënuari, gjyqi i të cilit në 2021 ishte i mbyllur për publikun për të mbrojtur viktimat e tij, është një ish-anëtar i Platformës Qytetare dhe një kandidat për zgjedhje dhe aktivist LGBT.
Historia, e cila u raportua gjerësisht nga media të tjera shtetërore, shkaktoi një bujë në Poloni, me mbështetësit e opozitës që pretenduan se partia nacional-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) e orkestroi atë për përfitime politike, dhe ishte të paktën pjesërisht përgjegjëse për vdekjen.
PiS, e cila përballet me zgjedhje të pasigurta këtë vit, kontrollon fort mediat polake dhe fushatat kundër të drejtave LGBT. Megjithatë, mbështetësit e tyre sugjeruan se dënimi origjinal për abuzim ishte mbuluar qëllimisht nga Platforma Qytetare.
Udhëheqësi i Platformës Qytetare, Donald Tusk, ish-kryeministri polak dhe president i Këshillit Evropian, njoftoi në Twitter premtimin e tij se do të “thirrte PiS të jap përgjegjësi për çdo keqdashje, për të gjitha dëmet njerëzore dhe tragjeditë që shkaktuan gjatë kohës që ishin në pushtet”.
/rel