Dyshohet se është i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Vangjush Dakon dhe familjen e tij, Departamenti i Shtetit në Amerikë i ka shpallur ata persona të padëshiruar. Lajmi bëhet i ditur nga “Zëri i Amerikës” sipas të cilit, vendimi është marrë nga Sekretari i Shtetit. Dako është zyrtari i tretë që është shpallur “non grata” së bashku me Adriatik Llallën dhe Tom Doshin.
Departamenti i Shtetit ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Lajmi bëhet i ditur nga “Zëri i Amerikës”, sipas të cilit, Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, ku thekson se ish-kryetari Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.
Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë.
Ky ligj i ka fillesat e tij në 2008 kur Kongresi Amerikan, synoi të identifikojë dhe të shpallë të papërshtatshëm për të hyrë në Amerikë zyrtarë të huaj të përfshirë në afera korruptive për të shfrytëzuar burimet natyrore të vendeve të tyre. Në bazë të njoftimit të kësja të Marte, raporton “Zëri i Amerikës”, Vangjush Dakos, bashkëshortes së tij Alba Dako, djalit Xhulio Dako dhe vajzës Kejsi Dako, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. “Vendimi i 30 korrikut, – thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, – është një sinjal i fortë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të luftuar korrupsionin në vende të tjera të botës”.
Dako, bëhet kështu zyrtari i tretë nga Shqipëria së bashku me Adriatik Llallën dhe Tom Doshin që ndalohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që nga 2017 deri më sot janë rreth 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë shqiptarë të cilëve ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka refuzuar vizat. Emrat e këtyre personave nuk janë bërë publikë.
/ABC News Albania 24/7

