Velipojë – Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit aksidental të tubit të gazit të një mjeti lundrues, mbrëmjen e sotme në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:00, në momentin kur shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, po zbriste nga karroceria e mjetit lundrues në pronësi të tij.
Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Ai është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim mjekësor më të specializuar.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.


