Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Stabiliteti në Ballkan, prioritet”/ Deklarata e Vuçiç për Lumin Ibër: Normalizimi Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

schedule20:41 - 11 Gusht, 2026

schedule 20:41 - 11 Gusht, 2026

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, ka deklaruar një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radio Evropa e Lirë.

Reagimi i SHBA-së vjen pasi Vuçiç deklaroi se Serbia mund të shqyrtojë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke shtuar: “Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët pastaj”.



Këto deklarata kanë nxitur reagime në Kosovë dhe Shqipëri, përfshirë edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë, Komisioni Evropian nuk ka komentuar drejtpërdrejt deklaratat e presidentit serb dhe as nëse një veprim i tillë do të mund të kishte pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt integrimit evropian.

Zëdhënësja e BE-së për çështjet e jashtme, Annita Hipper, është mjaftuar duke rikujtuar se deklaratat e tilla nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, normalizimi i këtyre marrëdhënieve mbetet parakusht për progresin e të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!