TIRANË – Teksa Sali Berisha do më shumë se vetëm Ilir Metën, në koalicion për të përfshirë kandidatët e Foltores, kreu i Partisë së Lirisë, i hedh benzinë zjarrit blu të ndezur në seli që prej së premtes.
Dhe ai kujton se Partia e Lirisë nuk është vetëm varka e shpëtimit për Sali Berishën, por më shumë se kaq.
Ndërsa dy aleatët nuk po bëjnë marrëveshjen finale mes tyre, Ilir Meta i përcjell një mesazh Berishës, se nuk është vetëm ai i pari i kandidatëve që po kërkojnë rrugën për 14 majin.
“Duhet të jemi të qartë kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve”
Ilir Meta e la të paqartë arsyen pse ende nuk kanë hedhur firmë për koalicion, por përmendi vetëm marrëveshjen e dhjetorit të lidhur mes tyre.
“Kemi një marrëveshje historike me PD dhe për këshillat dhe shndërrimit të tyre në tribuna ku do të vijnë vetë qytetarët të flasin për shqetësimet e tyre. Dhe të jenëi të sigurtë që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”,
Ilir Meta duket se është vetëm në pritje se cilët parti të djathta, do të arrijë të bind Sali Berisha, për t’u bashkuar drejt 14 majit. Përvec se me PBDNJ-në e Vangjel Dules, Berisha që nuk e fitoi vulën demokrate, po tenton të afrojë pranë vetes dhe aleatët që kanë deklaruar largimin, si Agron Duka i PAA-së dhe të tjerë. Ilir Meta ndëkrohë ka nisur fushatën me kandidatët e Primareve, që i ka prezantuar nën të kuqen e flamurit të tij. Gjë që Berisha ende nuk e ka nisur, ndërsa kërkon gjyrat e koalicionit./abcnews.al

