FOTO/ Deklarim me autorizim nga Basha, Sefa dorëzon në KQZ kërkesën e PD për zgjedhjet lokale

schedule11:10 - 6 Mars, 2023

schedule 11:10 - 6 Mars, 2023

Lulzim Basha nuk doli nga izolimi për të regjistuar PD në zgjedhje.

Në vend të vetes, ai aktivizoi një dokument arkiv, të firmosur 3 ditë para se të deklaronte dorëheqjen e tij, me 21 mars 2022.

Dokumenti autorizonte nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi për vendimarrjet në emër të PD, për zgjedhje. Pikërisht ky dokument iu bashkëngjit kërkesës që u dorëzua në KQZ për regjistrim të PD për zgjedhjet e 14 majit.

Ajo u dorëzua nga përfaqësuesi Ligjor, Endrit Sefa dhe mbante firmën e Enkelejd Alibeajt.

Veprim i thjeshtë proçedural. Do e vlerësoj KQZ. Praktik e përcaktuar në kod, e ndjekur nga të gjithë partitë politike

Tashmë vendimmarrja i kalon KQZ.

Fati i PD është në dorë të Ilirjan Celibashit, që do të duhet të vendosë mbi këtë kërkesë që mban firmën e Alibeajt apo të kërkojë firmën e Lulzim Bashës, që figuron në gjykatë, kryetar i Partisë Demokratike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!