Dy pushues janë mbytur këtë të diel në ujërat e Adriatikut. Një 33 vjecar ka ndërruar jetë, pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku i riu nga Tirana po bënte xhiro në det me motor uji, si pasojë e shpejtësisë së lartë të motorrit të ujit ai është rrëzuar dhe për pasojë është mbytur. 33 vjecari u transportua në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë shëndetësorë por nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrëit ku një pushuese rreth 50 vjeç nga Tirana është mbytur. Viktima sapo është futur në det për tu larë nuk është ndjerë mirë, në ndihmë i kanë ardhë pushues të tjerë duke e trasportuar për në Spitalin Rajonal Durrësit, por 50 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Shkak sipas bluzave të bardha dyshohet të jenë bërë problemet shëndetësore pasi viktima vuante nga zemra. Për të dy rastet policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve. /ABC News Albania 24/7
Ra nga motori i ujit, mbytet 33- vjeçari tek Gjiri i Lalzit
schedule15:17 - 28 Korrik, 2019
schedule 15:17 - 28 Korrik, 2019