Pse News24 sulmon qeverinë/ Pastrimi i parave zbulon transaksione me qëllim evazionin, dëmi 268 milion lekë të reja

schedule19:29 - 2 Mars, 2023

schedule 19:29 - 2 Mars, 2023

Prej disa muajsh televizioni News 24 po sulmon qeverinë në mënyrë sistematike.  Akuza të larmishme janë hedhur mbi kryeministrin, ministrat apo drejtorët e institucioneve, në artikuj ku nuk dallohet dot se ku ndahet fakti nga mllefi.

Pyetja që ngrihet është se pse tani Irfan Hysenbelliu përmes medias në pronësi të tij, News 24 ka zbuluar problemet e qeverisë?  Pse ky personazh i veshur me kostumin e biznesmenit që nuk i fshihte flirtet as personale e as editoriale me pushtetarët, tashmë ka kthyer pllakë?

Disa fakte që ja zhubrosin kostumin e biznesmenit, lejojnë që të kuptohen arsyet e vërteta.  Ato nuk janë arsye parimore e aq më pak nuk lidhen me dashurinë e Hysenbelliut për fjalën e lirë dhe të vërtetën e dlirë.  Janë siç ju ndodh shpesh të ashtuquajturve biznesmenë të mëdhenj, halle kulete.

Periudha kur News24 dhe Irfan Hyenbelliu nisën betejën e akuzave ndaj qeverisë, përkon me një moment tjetër.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, llogarit se biznesmeni Hysenbelliu kishte detyrime të papaguara ndaj shtetit në vlerën prej 226 milionë lekë.

Shoqëria “Albecorp” shpk e cila është në pronësi 100% të Irfan Hyenbelliut, siç njoftohet zyrtarisht, nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura.

Kjo shpjegon se pse papritur, Hysenbelliu i përdori të gjitha mediat e tij si kamzhik ndaj zyrtarëve të tatimeve.  Hera e herës në këtë betejë kundër qeverisë, i dha një dorë edhe partia pa vulë.  Ndërsa paaftësia për të paguar detyrimet fiskale, i vendos vulën debatit nëse News 24 mbron fjalën e lirë apo xhepin e grirë të pronarit./abcnews.al