Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfiskim pasurive të pronarit të News24/ I kishte borxh shtetit 6.4 milionë euro nga detyrimet tatimore të papaguara

schedule12:19 - 1 Qershor, 2026

schedule 12:19 - 1 Qershor, 2026

Sekuestrohen pasuritë e pronarit të medias News24 Irfan Hysenbelliut. Burime bëjnë me dije se ky vendim ka ardhur pas borxheve të krijuara ndaj tatimeve.

Administrata tatimore bën me dije se tatimpaguesi rezulton me detyrime tatimore të papaguara në vlerën 6.4 milionë euro dhe si pasojë i janë janë sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.

Në joftim thuhet se Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.



Në kuadër të këtyre masave, strukturat e specializuara të Administratës Tatimore kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!