Duke folur për Interin, gazeta italiane “La Stampa” nis sërish nga fjalët e djeshme të Beppe Marottas dhe shpjegon se si pa kualifikimin në Champions League, bashkëjetesa me Simone Inzaghin rrezikon seriozisht të ndërpritet.
Alternativat ndoshta nukj mungojnë dhe sipas kësaj gazete italiane, emri i parë do të ishte ish-lojtari zikaltër dhe trajneri aktual i Bologna-s, Thiago Motta.
Por, gjithashtu emra vijnë edhe nga Anglia, ku pëlqehet Roberto de Zerbi i Brighton dhe “qershia mbi tortë”, Jurgen Klopp i Liverpool./ h.ll/abcnews.al